Sociale Më shumë

 Në Mal të Zi është regjistruar rasti i parë i sëmundjes së fruthit ose i morbilit

Prej tvteuta15:38, 30 Janar 2018

Punonjësit e shëndetësisë dhe epidemiologët paralajmërojnë se për shkak të uljes së nivelit të imunitetit, vaksinimit jo të rregullt, dhe frika e përgjithshme që mbretëron në mesin e prindërve ndaj vaksinave, ekziston kërcënim i madh nga përhapja e epidemisë së fruthit

Dje në një një konferencë  të jashtëzakonshme shtypi  drejtori i Institutit për Shëndetin Publik , Boban Mugosha, tha se bëhet fjalë për një vajzë të moshës një vjeç e dy muaj,e cila ka ardhur nga Sërbia   në Mal të Zi me familjen e saj  një javë më parë.

Doktoresha epidemiologe Lila Joviçeviq nga Tivari shprehet për televizionin Teuta se është pritur që edhe në Mal të Z të paraqitet kjo sëmundje,pasi është përhapur në të gjitha vendet fqinje,ku është situatë e njëjtë si tek ne,prindërit refuzojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre me paragjykimin se vaksina mund të jetë shkaktare për autizëm.

Paragjykimet se vaksina MMR mund të jetë shkatare e për autizëm Joviçeviq i hedh poshtë,duke thënë se janë të pa baza, dhe gjer më tani nuk është vërtetuar një gjë e tillë

 

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin Dr.Pavle  Marnikoviq tha se i kanë fituar udhëzimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Institutit për Shëndetin Publik se si të sillen në këtë periudhë.Udhëzimet janë shpërndarë mjekëve të zgjedhur.

 

  • 1

    Radio