Në Mal të Zi edhe tre raste të reja me koronavirus. Numri shkon në 70
Prej tvteuta10:38, 27 Mars 2020

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 3 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin total në 70, njoftohet nga Instituti për Shëndet Publik. Në mbikqyrje sanitaro-shëndetsore ndodhen edhe 6.258 persona të tjerë. Qytetet më të goditur janë Podgorica dhe Tuzi me nga 27 raste, kurse Ulqini vazhdon të ketë 3 raste të regjistruara.