Aktuale Më shumë

Në Mal të Zi, 68% e të rinjve jetojnë me prindërit e tyre

Prej tvteuta09:15, 22 Janar 2023

Mali i Zi është vendi me përqindjen më të lartë të të rinjve që jetojnë me prindërit e tyre, sipas të dhënave të agjencisë evropiane të statistikave Eurostat.
Duke gjykuar nga harta e agjencisë, Mali i Zi është në një pozicion të palavdishëm në listën e vendeve evropiane, me 68 për qind të të rinjve, të moshës 25 deri në 34 vjeç, që ndajnë një shtëpi me prindërit e tyre.
Nga ana tjetër, në Danimarkë të rinjtë u pavarësuan shumë shpejt, kështu që vetëm tre për qind e tyre jetojnë me prindërit.
Trendi nga Mali i Zi është i pranishëm edhe në vendet e tjera të Ballkanit, kështu që në Serbi dhe Kroaci përqindja është 65, në Kosovë dhe Shqipëri 63, dhe në Maqedoni 61.

  • 1

    Radio