Sociale Më shumë

Në Mal të Zi 308 persona me COVID 19

Prej tvteuta13:40, 19 Prill 2020

Në Mal të Zi, nga mbrëmë deri sot në ora 08:15, në laboratorët e Institutit për Shëndetin Publik janë analizuar 173 mostra, njëra prej të cilave ishte pozitive me koronavirus. Ky është një rast nga Budva, burimi i infeksionit i të cilit po hetohet. Në Mal të Zi, që nga fillimi i përhapjes së COVID 19 janë infektuar 308 persona. Në Podgoricë janë 160 persona të infektuar, në Tuz 36, Nikshiq 32, Tivar 23, Ulqin 22, Andrijevicë 7, Bijello Pole 6, Herceg Novi 6, Plav 5, Budva 5, Danillovgrad dhe në Tivat nga 3 persona.

 

 

  • 1

    Radio