Aktuale Më shumë

Në Luxemburg është duke u zhvilluar  premijer liga ndërkombëtare në sportin olimpik të Taekwondo-së

Prej tvteuta11:39, 9 Qershor 2024

Gjatë këtij vikendi 08-09.06.2024 në Luxemburg është duke u zhvilluar  premijer liga ndërkombëtare në sportin olimpik të Taekwondo-së, niveli G/E i cili ka të bëjë për grumbullimin e pikëve që shërbejnë për ranglistën botërore. Ky aktivitet i Taekwondo-së grumbullojë mbi 1200 sportista nga 61 vendet e botës.

Taekwondo Ulqini u paraqitë me 4 sportist.
Enes Dushku
Arta Ismailaga
Rijad Dervishi
Amella Nuti
Sportisti më i sukseshëm ishte Enes Dushku i cili arrinë deri në finale të këtij niveli. Gjatë rrugës deri në finale Enesi arrin të fitoj kunder Norvegjis, ndeshja dytë kundër Gjermanis, ndeshja e tretë fiton kundër Britanis ndërsa në finale kunder Turqisë e cila ishte një ndeshje dramatike ku fitorja u vendosë në vetëm 4 sekondat e fundit. Me këtë rezultat Enesi fitoi medaljen e argjendit dhe pikë të vlefshme për ranglistën botrore.
Me medalje të bronzit u kurorzua sportisti Rijad Dervishi dukur fituar kundër Gjermanis, ndeshjen e dytë kundër Francës ndërsa ndalet në ndeshjen e tretë kundër Belgjikës i cili ishte edhe numri 1 i kësaj kategorie. Me këtë paraqitje Rijadi fiton medaljen e bronzit.
Sportistet Amella Nuti dhe Arta Ismailaga u ndalen në ndeshtjet e para kundër Francës dhe Belgjikës.

  • 1

    Radio