Në librarinë “Ulqini” u prezantua studimi historiografik në shtatë vëllime, “Shqiptarët në Sanxhakun e Nishit”
Prej tvteuta17:54, 10 Qershor 2022

Këto ditë,ne librarine Ulqini Studiuesi Jusuf Osmani ka prezantuar studimin historiografik në shtatë vëllime, “Shqiptarët në Sanxhakun e Nishit”. Me këtë studim Osmani rrumbullakësoi kërkimet e tij disa dekadashe për tragjedinë që i përcolli shqiptarët e Sanxhakut të Nishit, pasi Serbia pushtoi atë zonë.
Shtatë vëllimet krijojnë identitetin shkencor, në një libër, që mund të përmblidhet në titullin: Shqiptarët në Sanxhakun e Nishit: Muhaxhirët të shpërndarë, nisur nga Kosova e deri në Siri. Studiuesi Osmani ka strukturuar tematikat në shtatë libra.
Dr.Jusuf Osmani, i doktoruar në fushën e arkivistikës në Lubjanë, hulumtues, ligjërues, ish drejtor i Arkivit të Prishtinës dhe të Kosovës, është autor i shumë librave mongrafikë, shkencorë, publicistikë dhe dokumentues.
Më shumë rreth kësaj mundeni ta ndiqni në emisionin “Kronika e Ulqinit”, të premtën në orën 20:30.
