Në kufirin me Shqipërinë janë sekuestruar 137 paketa cigare
Prej tvteuta13:24, 11 Janar 2024
Policia shqiptare ka sekuestruar 137 pako cigare në kufi me Malin e Zi, për të cilat pretendon se ishin kontrabandë. Aksioni është kryer në pikën kufitare Sukubinë -Muriqan, njofton Drejtoria Doganore e Shqipërisë.
Në makinën tip Volkswagen Passat që drejtohej nga P.P. , janë gjetur 70 pako cigare “Donatella” dhe 67 pako cigare “Trocadero”.
Shoferi u ndalua.
Procedurën e ka marrë më tej policia e Shkodrës, sipas Drejtorisë Doganore Shqiptare.