Kulturë Më shumë

Në kuadër të “Kalimerës poetike” u hap ekspozita përsonale e piktorit Bilal Nikeziqi

Prej tvteuta10:18, 3 Gusht 2019

Në galerinë e arteve të muzeut në Kalanë e Ulqinit u hap ekspozita përsonale e piktorit vendas Bilal Nikeziqit. Kjo ekspozitë u hap në kuadër të manifestimit “Kalimera poetike”, dhe do të jetë e hapur deri me datë 5 gusht.Bilal Nikeziqi u lind më 1955 në Ulqin. Akademinë e Arteve – dega e pikturës e kreu në Prishtinë, më 1978, në klasën e prof. Rexhep Ferrit.Është anëtar i Shoqatës Mbarëshqiptare të Artistëve Figurativë, me seli në Tiranë, anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Malit te Zi dhe anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Ulqinit.Ka pasur shumë ekspozita personale, Po ashtu ka marrë pjesë në më shumë se 200 ekspozita kolektive, në vend dhe jashtë vendit.Është fitues i disa çmimeve për krijimtarinë e tij artistike. Piktori Nikeziqi për Televizionin Teuta u shpreh se në Ulqin me ekspozitë përsonale u kthye pas plotë 18 vitesh , por Ulqinin gjatë këtyre viteve e ka prezantuar në shumë vende të europës me punimet e veta.Për të dhënë një vështrim më profesional mbi punimet e prezantuara, foli piktoria Vahida NimanbeguNdërsa pas hapjes së ekspozitës u mbajt edhe përurimi i antologjisë „Nata e poetëve“, aktivitet me të cilin edhe u mbyll edicioni i 27 i Kalimerës poetike Basri Çapriqi.

  • 1

    Radio