Sociale Më shumë

Në Kripore vërehet lejleku i zi

Prej tvteuta15:13, 21 Nëntor 2017

Qendra për mbrojtjen e zogjve në Mal të Zi ka njoftuar se gjatë monitorimit të faunës së shpezve në Kripore, këtë fundjavë është vërejtur prania e lejlekut të zi, i cili në këtë zonë ka munguar prej 15 vitesh.

Nga ky insitucion theksojnë se kjo tregon qartë se çfarë rëndësie ka Kriporja e Ulqinit për shpezët , si për kalimin e dimrit ashtu edhe për migrimin, pasi në këtë lokalitet janë të regjistruar 250 lloje të shpendëve, gjysma e fondit të përgjithshëm në Evropë.

  • 1

    Radio