Sociale

Sociale Më shumë

Në Kripore rreth 350 flamingo

Prej tvteuta28 March 2017

Të punësuarit e ndërmarrjes publike “Parqet Kombëtare”ditët e kaluara gjatë monitorimit kanë vërejtur rreth 350 flamingo në Kriporen e Ulqinit, çka përbën rritje të konsiderueshme nga fillimi i marsit, kur numri i tyre ishte rreth 80. Përveç tyre në Kripore në këtë periudhë ka edhe një numrë të madh të llojeve tjera të zogjve, çka tregon se është kohë e përshtatshme për vrojtimin e tyre. Nga kjo ndërmarrje thonë se është bërë edhe pastrimi i kanalit të Kripores nga mbeturinat e ndryshme, në mënyrë që ujit të rrjedhë pa pengesa prej Gjeranava deri në Kripore. Ato apelojnë tek qytetarët që të mos hedhin mbeturina dhe ujëra të zeza në kanal, në mënyrë që të mundësohet  menaxhimi i ujit në ktëët zonë.