Sociale Më shumë

Në Krajë u mbajt “Festa e Gështenjës 2015”

Prej tvteuta16:41, 15 Nëntor 2015

Dje Kraja nuk ishte vendi nga ku njerzit zakonisht largohen për të gjetur një  jetë më të mirë diku tjetër. Festa tradicionale e gështenjave mblodhi një numër të madh njerëzish, jo vetëm nga Tivari dhe Ulqini, por edhe nga viset tjera të Malit të Zi dhe sidomos Shqipërisë.

Ato patën mundësi që përvec mikpritjes së njohur krajane të shijojnë edhe prodhimet vendase, që këtë vit janë të cilësisë së shkëlqyer.

Në manifestim ishin të ftuar edhe zyrtarët e komunave të Ulqinit e Tivarit, deputetë, përfaqsues të Këshillit Kombëtar të shqiptarëve, por edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi. Ajo ishte e emocionuar që gjendej në Krajë, me të cilën sic tha ajo, ka lidhje të vecanta.

Në fund ata mbajtën edhe një takim ku diskutuan për mundësitë e intensifikimit të marrdhënieve në mes komunave të Tivarit, Ulqinit dhe Shkodrës, sidomos në fushën e turizmit.

Kryebashkiakja Ademi premtoi se nga ana e saj do të bëjë c’është e mundur që të përshpejtohet  hapja e pikës kufitare Skje- Zogaj, dhe kërkoi që edhe nga Mali I Zi të intensifikojë veprimet e veta në këtë drejtim.

Takimi kaloi në një atmosferë jashtëzakonisht miqësore dhe shpresojmë, edhe frytdhënëse.

 

  • 1

    Radio