Rajoni/Bota Më shumë

Në kosovë, moti i keq akoma

Prej tvteuta15:41, 23 Janar 2023

Kosova do të vazhdojë të mbetet në darën e motit të keq me reshje shiu e dëbore, edhe për disa ditë të tjerë. Instituti Hidrometereologjik i vendit parashikon se reshjet do të përshijnë të gjithë territorin, cka tregon se rreziku i përmbytjeve e rreshqitjeve të dheut ende nuk mund të konsiderohet i kapërcyer tërësisht, edhe pse ka një pritshmëri për dobësimin e intensitetit të shirave.
Më e qetë duket se do të jetë situata në juglindje dhe në lindje të vendit, edhe pse temperaturat nga ana tjetër do të bien, duke lëvizur gjatë këtyre ditëve nga -3 deri në 3 gradë Celsius në vlerat minimale, dhe deri në 8 gradë Celsius ato marksimale.
Reshjet e dendura të këtyre ditëve shkaktuan probleme të mëdha në disa pjesë të vendit, ndër të cilat më e prekura rezulton komuna e Skenderajt, ku dëmet nga vërshimi i ujit llogariten tek 10 milionë euro. Dëme të mëdha ka pësuar sidomos infrastuktura publike me 11 ura të shkatërruara plotësisht, e që janë tani jashtë funksionit, ndërsa janë prekur po kështu edhe rrugë, ekonomi familjare, biznese e toka bujqësore. Dëme të mëdha janë regjistruar edhe në Mitrovicën e Jugut, Istog dhe Klinë. Një ditë më parë, Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkoi nga qeveria të mundësojë një fond emergjent për zonat e prekura.

  • 1

    Radio