Sociale Më shumë

Në kopshtin “Dallëndyshja” këtë vit janë regjistruar 90 fëmijë

Prej tvteuta09:16, 2 Dhjetor 2018

Në kopështin “Dallëndyshja” në Katërkollë këtë vit janë të regjistruar 90 fëmijë, nga mosha 2 e deri në 6 vjeç. Me plan program i cili është i parapë për moshën e caktuar edukatoret e zhvillojnë mësimin në tre grupe në mënyrë që fëmijët të marrin njohurit fillestare. Edukatorja Fadile Avdiu për Televizionin Teuta shprehet e kënaqur me ecurinë e punës dhe me aktivitetet të cilat i organizojnë. Arsimimi parashkollor është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijëve dhe përgatitjen e tyre për shkollën fillore prandaj dyert e kësaj çerdhe janë të hapura çdo herë. Ngrohtësija që gjenë tek fëmijët është gjithmonë ajo më e mira, me këngë, recitime e interpretime të ndryshme ato çdo herë shënojnë stinët, festat si dhe datat e rëndësishme me qellim që të kenë një zhvillim sa më të mirë edukativ dhe kulturor.

  • 1

    Radio