Ekonomi

Ekonomi Më shumë

Në Komunën e Ulqinit rreth 8.000 rrënjë ullinj mbi 500 veçar

Prej tvteuta10 February 2019

Shoqata e ullishtarëve “Valdanosi”është duke realizuar projektin për identifikimin e ullinjëve të moçëm në territorin e Komunës së Ulqinit të cilët janë mbi 500 vjetë të lashtë.Ky projekt është i financuar nga Bashkësia Evropiane në kuadër të Interreg IPA projekteve ku shoqata në fjalë është partner,ndërsa bartës është Universiteti i Bujqësisë në Tiranë. Realizimi i këtij projekti do të zgjasë 2 vjet. Menaxheri i këtij projekti Arbin Molla thotës se rasti në fjalë është një thesar për  Komunën e Ulqinit pasi mendohet të ketë rreth 8.000 rrjënjë ullinj të moçëm në territorin e komunës tonë, ku shumica nga to janë mbi 500 vjeçar dhe që i plotësojnë kushtet për tu shpallur monumente natyrorë që do të jenë  të vizitueshëm nga turistë vendas e të huaj.