Ekonomi Më shumë

Në Komunën e Ulqinit afër 300 të punësuar, normat evropiane parashikojnë rreth 80

Prej tvteuta10:38, 26 Dhjetor 2019

Numri i të punësuarëve në Komunën e Ulqinit, por edhe komunat e tjera në Mal të Zi, jo vetëm që është larg normave që duhet të kenë vendet kandidate për në BE, por duket i tepruar edhe për standardet e vendeve të rajonit. Sipas informacioneve që disponon gazeta “Vijesti”, numri i të punësuarëve në Komunën e Ulqinit supozohet të jetë rreth 280, nga të cilët 155 janë të angazhuar me kontratë pa afat, 73 me afat të caktuar, kurse 30 me mandat. Këtu nuk numërohen ata që janë të angazhuar me kontratë pune, numri i saktë i të cilëve nuk dihet. Ky numër duket edhe më i madh kur krahasohet me normat që Bashkimi Evropan parasheh për vendet kandidate. Sipas këtyre normave, në administratë lokale duhe të ketë 4 të punësuar për çdo 1000 banorë, çka do të thotë se Komnua e Ulqinit duhet të ketë rreth 80 të punësuar, apo më shumë se tre herë më pak se tani. Situatë e ngjajshme është edhe në ndërmarrjet lokale, të cilat të këputura nga punësimet partiake, mezi arrijnë të japinë rroga për të punësuarit, kurse investimet dhe rinovimet bëhen kryesisht me donacione.

  • 1

    Radio