Aktuale Më shumë

Në KKZ gati për zgjedhjet presidenciale

Prej tvteuta18:43, 16 Mars 2023

Të dielen më 19 mars në Mal të Zi mbahen zgjedhjet presidenciale. Në Komisionin Komunal Zgjedhor të Ulqinit javët e fundit ka ardhur deri tek disa ndryshime kadrovike, por ato thonë se çdo gjë është gati, dhe se i gjithë procesi pritet të kalojë pa probleme.

Kryetari Ahmet Aloshi, thotë se numri i votuesve të regjistruar në Ulqin është 20.556, pak më i lartë se në zgjedhjet lokale, ndërsa sa i përket numrit të vendovotimeve, ai do të jetë i njëjtë.

Në zgjedhjet e kaluara lokale, në vendvotime mungonte orientimi përmes shkronjave fillestare të mbiemrit, çka krijoi konfuzion tek qytetarët në ato vende ku janë disa vendvotime. Aloshi thotë se kjo nuk do të jetë rast në zgjedhjet e së dieles, pasi ka marrë masa që çdo gjë të jetë sipas rregullores.

  • 1

    Radio