Sociale Më shumë

Në IPP “Solidariteti” u mbajt Panairi i lodrave didaktike

Prej tvteuta16:19, 13 Dhjetor 2019

Institucioni publik parashkollor “Solidariteti”, pati mundësinë që për herë të parë të mikprisë përfaëqsuesit e çerdheve nga të gjithë qytetet e Malit të Zi, në Panairin e lodrave didaktike dhe mjeteve mësimore, që përdoren nga fëmijët me pengesa të caktuara në zhvillim. Në kabinat e vogla u prezantuan lodra të ndryshme të përgatitura nga edukatoret  me ndihmën e të vegjëlve të tyre. Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së këtij institucioni, Tonka Markiq, tha se është një nder i vërtetë që “Solodariteti” ka pasur rastin të mikprisë edukatorët dhe të organizojnë një panair kaq të pasur. Sipas fjalëve të drejtoreshës së Drejtorisë për arsimin parashkollor në Ministrinë e arsimit, Arijana Nikoliq-Vuçiniq, është strategji e kësaj ministrie deri në vitin 2020 që fëmijët me pengesa në zhvillimt të kyçen në mësimin e rregullt dhe që nëpërmjet këtyre mjeteve mësimore të arrijnë njohuritë e duhura për moshën e tyre. Ajo njoftoi se në çerdhet e Malit të Zi këtë vit janë regjistruar 2 mijë fëmijë më shumë se vitin e kaluar.

  • 1

    Radio