Aktuale Më shumë

Në hotelin Centerville: Sot nënshkruhet memorandumi mes LQ URA,PSP dhe subjekteve të pakicave

Prej tvteuta09:27, 15 Dhjetor 2021

Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit në mes Lëvizjes qytetare URA, Partisë Socialiste Popullore, Partisë Boshnjake, Alternativës Shqiptare, Forcës, Partisë Demokratike dhe CIVIS do të nënshkruhet sot në hotelin Centerville në Podgoricë, mëson TV Teuta. Qëllimi kryesor i atij bashkëpunimi është anëtarësimi i Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe zhbllokimi i institucioneve, kanë thënë nga disa prej subjekteve nënshkruese.

Memorandumi do të nënshkruhet nga liderët e këtyre subjekteve: Dritan Abazoviq, Vladimir Jokoviq, Ervin Ibrahimoviq, Nik Gjeloshaj, Genci Nimanbegu, Fatmir Gjeka dhe Srgjan Paviqeviq. Kryetari i Partisë Socialiste Popullore, Vlladimir Jokoviq, më herët për RTMZ tha se ky bashkëpunim nuk ka lidhje me Qeverinë e Malit të Zi e as me formimin e ndonjë qeverie të pakicës.

  • 1

    Radio