Aktuale Më shumë

“Ne do të tregojmë se politika nuk ka pse të poshtrojë njerëzit”

Prej tvteuta12:54, 28 Gusht 2024

Lista zgjedhore Është koha për rregull – Partia e Progresit Evropian – Dushko Markoviq prezanton kandidatët për këshilltarë në zgjedhjet për Kuvendin e Kryeqytetit të Podgoricës të planifikuara për 29 shtator. Kryetari i partisë, Dushko Markoviq, tha se misioni i tyre nuk është vetëm të marrin vota, por edhe të motivojnë njerëzit.“Qëllimi ynë është të tregojmë se politika nuk ka pse të poshtrojë njerëzit”, tha Markoviq.Ai theksoi se do të avokojë për një Podgoricë më të mirë, atë Podgoricë që ne ëndërrojmë.“Çdo ditë përballemi me bllokime të trafikut, mungesë uji, ujë të papastër… Kjo është një mundësi unike për të rivendosur rendin”, tha Markoviq.
Ilija Mugosha, bartësi i listës “Është koha për rregull”, tha se kjo listë është përgjigje ndaj zërit së qytetarëve dhe reagim ndaj çrregullimit dhe rrënimit.”Ne nuk premtojmë kulla dhe qytete. Ne e dimë se cilat janë nevojat reale të qytetit,” tha Mugosha. Ai theksoi se lista përbëhet nga mjekë, arkitektë dhe artistë të dalluar.“Ne do të dëshmojmë se në politikë mund të punosh për mirëqenien e qytetarëve dhe të jesh i ndershëm”, tha Mugosha.

  • 1

    Radio