NË 16 PLAZHET E ULQINIT UJI ËSHTË I CILËSISË K1
Prej tvteuta6 September 2017
Cilësia e ujit në plazhet e Malit të Zi vazhdon të jetë në nivel të lartë. Analizat e kryera nga Instituti per biologjine e detit ne periudhen prej me 30 deri me 31 gusht , tregojnë se 97 % e plazheve kane uje te cilësisë K1, kurse 3% prej tyre kanë ujë të cilësisë K2. Ndërsa në 16 plazhet e komunës së Ulqinit rezulton uji i cilësisë K1, çka do të thotë se në Ulqin nuk ka vend për shqetësime.