“Ndryshimi i regjimit 30-vjeçar ishte një hap i vërtetë demokratik përpara”
Prej tvteuta13:16, 30 Gusht 2024
Largimi i regjimit 30-vjeçar ishte një hap i vërtetë demokratik përpara, e jo tradhtia dhe përmbysje më 30 gusht që u krye nga Abazoviq dhe URA së bashku me të ashtuquajturat partitë e pakicës, duke hyrë në aleancë me Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS), tha ish-kryeministri Zdravko Krivokapiq.
Shumica që u krijua më 30 gusht nuk ekziston më pas rënies së Qeverisë së 42-të”, ka shkruar Krivokapiq në rrjetin X.
Ai tha se liria ndodhi atëherë, dhe se regjimi ra.
“Nisma që kam nisur më 31 gusht ka rezultuar me marrëveshjen e parë që parandaloi keqpërdorimin e fitores zgjedhore dhe më pas me atë të dytën më 8 shtator që krijoi parakushtet për formimin e qeverisë së re. Në atë moment, liderët e FD-së ishin kundër asaj qasjeje të vetme të mundshme, por dy vjet më vonë ata nënshkruan pothuajse të njëjtën marrëveshje”, tha Krivokapiq.
Ndaj, siç thotë ai, zëri i popullit duhet të jetë më i fortë dhe më i dëgjueshëm se zëri i deputetëve që – në realitet – zgjidhen nga liderët politikë.
“Zgjedhjet vërtet të lira me votë të lirë nuk janë të mundshme me legjislacionin zgjedhor ekzistues. Por, pavarësisht gjithçkaje, është populli ai që vendos”, tha Krivokapiq.