Aktuale Më shumë

“Ndryshime në ligjin për SDT për një luftë më të fortë kundër korrupsionit”

Prej tvteuta13:24, 3 Qershor 2024

Propozimet e ligjit IBAR në fushën e drejtësisë ishin në rendin e ditës të Komisionit Legjislativ. Ministri i Drejtësisë, Andrej Milloviq, prezantoi ndryshimet në Ligjin për Prokurorinë Speciale të Shtetit (SDT), dhe tha se në të janë specifikuar kompetencat e SDT-së.

Ai po ashtu tha se nuk janë të vërteta pretendimet se kjo po e zbeh luftën kundër korrupsionit dhe se kryeprokurori special Vlladimir Novoviq ka kërkuar ndryshime në ligj.

Ai tha se Ligji është i harmonizuar me dispozitat evropiane dhe theksoi se SDT duhet të merret me çështje serioze dhe se këto ndryshime do të kontribuojnë në një luftë më të fortë kundër korrupsionit.

Komisioni mbështeti një sërë ligjesh në fushën e drejtësisë.

Me qëllim të përmirësimit të efikasitetit të Prokurorisë Speciale të Shtetit, Qeveria propozoi ndryshime në Ligjin për SDT dhe ia dërgoi Kuvendit të Malit të Zi për miratim. Ky akt ligjor do t’u prezantohet deputetëve javën e ardhshme si pjesë e ligjeve të nevojshme për marrjen e IBAR.

Ndryshimet e propozuara në këtë rregullore i referohen uljes së juridiksionit të SDT-së në lidhje me veprat penale me element korrupsioni, si dhe futjes së konceptit të zyrtarit të lartë publik për të cilin do të ishte kompetente kjo prokurori.

“Përmes përkufizimit shumë të gjerë të termit zyrtar publik, është krijuar hapësira për ndjekjen penale të personave të cilët objektivisht, sipas funksionit që kryejnë, nuk do të përfshiheshin në rrethin e personave, sjellja e kundërligjshme e të cilëve mund dhe duhej të trajtohej si korrupsion i lartë. ”, theksoi Qeveria.

Ky ndryshim do të reduktonte juridiksionin e SDT-së për krimet e korrupsionit të nivelit të lartë të kryera nga zyrtarë të lartë publikë.

“Në këtë mënyrë, SDT, si dhe Departamenti i Posaçëm i Gjykatës së Lartë dhe Departamenti i Posaçëm i Policisë, shkarkohen nga barra e trajtimit të veprave kriminale korruptive që objektivisht nuk paraqesin rrezikun më të madh për shoqërinë dhe shtetin, sipas Qeverisë.

  • 1

    Radio