Sociale Më shumë

Ndihmë për 69 familjet rome në Ulqin

Prej tvteuta17:18, 16 Prill 2020

Komuna e Ulqinit me ndihmën e donatorëve të cilët kanë treguar bujarinë e tyre në këto ditë të vështira, kanë shpërndarë ndihma me materiale ushqimore për familjet e komunitet rom në Ulqin. Nënkryetarja e Komunës së Ulqinit, Hadixhe Gjoni, falenderoi kompanitë tregtare Solaris, Franca, Lamiga, Kallaba dhe Sars për kontributin e dhënë, duke mundësuar ndihmën ndaj këtij komuniteti i cili është më së shumti i rrezikuar. Ajo tha se me këtë akcion janë siguruar ndihma për 69 familje dhe në vazhdim do të ketë edhe akcione të tjera të ngjajshme. Allmir Beganaj nga shoqata “Romët e rinj”, tha se këto ndihma do të shpërndahen gjatë ditës së sotme dhe falenderoi të gjithë donatorët për kontributin.

  • 1

    Radio