Ndërtimi i famullisë në Meteriz drejt përfundimit, donatorë edhe shqiptarët

Prej tvteuta15:52, 30 Shtator 2019

Puna në ndërtimin e famullisë pranë Kishës së Shën Nikollës në Meteriz është në fazat e fundit. Peshkopi i Ulqinit, Sinisha Smiljiq, tha për TV Teuta se punimet janë në fazën e fundit, dhe se me ndihmën e madhe të donatorëve, mbi 90% e punimeve kanë përfunduar. “Presim që përfundimi zyrtar i punës të ndodhë në pranverën e ardhshme, kur do të organizojmë një festë të madhe me rastin e shenjtërimit të ndërtesës”, tha Smiljiq. Ai shtoi se çdo ndihmë për përfundimin e punimeve është e mirëserdhur, pasi fondet e grumbulluara nga donatorët, ndër të cilët ka pasur edhe shqiptarë, janë shterrur.  Vlera totale e objektit do të arrijë shifrën e dyqind mijë eurove.

  • 1

    Radio