Ndërron jetë Sinisha Stankoviq
Prej tvteuta15:43, 9 Janar 2017
Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Malit të Zi Sinisha Stankoviq, ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare, njoftohet nga ky institucion. Mbledhja komemorative me rastin e vdekjes së Sankoviq do të mbahet nesër në sallën e madhe të Kuvendit.
Stankoviq prej vitit 2004 në disa mandate ishte i angazhuar në postin e zv.ministrit në Ministrinë e mbrojtjes së mjedisit dhe turizmit, kurse prej vitit 2014 ishte sekretar i përgjithshëm i Kuvendit. Stankoviq ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.