Ndërpritet qarkullimi në rrugën Rozhajë-Pejë
Prej tvteuta16:02, 21 Janar 2023
Komunikacioni në rrugën Rozhaje – Kulla – Pejë është i mbyllur për të gjitha mjetet motorike, transmeton Radio Rozhaje.
Sipas informacioneve nga Dega e Sigurisë në Rozhajë, rruga është mbyllur mëngjesin e sotëm në orën 08:40 për shkak të reshjeve të borës.
Ekipet e kompanisë Crnagoraput janë në terren për të rivendosur komunkacionin në atë pjesë.