Ndërmarrjet publike në Ulqin para falimentimit
Prej tvteuta16:56, 27 Shtator 2019

Në adresë të ndërmarrjeve publike Ulqin, të cilat kanë borxhe të mëdha për tatime dhe kontribute, këto ditë ka ardhur vendimi i Drejtorisë së tatimeve për shlyrje me dhunë të detyrimeve. Më të kërcënuara janë Qendra për Kulturë, qendra ditore “Sirena”, Ndërmarrja për mbrojtjen dhe kultivimin e egërsirave, RTV Ulqini, dhe Agjencia për ndërtim dhe zhvillim, kurse “Veprimtaritë Komunale” dhe “Ujësjellës kanalizime” veç i kanë të bllokuara xhirollogaritë, shkruan gazeta “Dan”. Situata ishte e rëndë edhe më parë por gjithçka është përkeqësuar edhe më tepër me bllokimin e xhirollogarisë së vetë Komunës, çka i ka sjellur këto ndërmarrje në rrezik serioz të falimentimit.