Në ndërmarrjen publike “Ujësjellës Kanalizime”-vit tejet i suksesshëm
Prej tvteuta15:14, 21 Janar 2016

Viti 2015 për Ndërmarrjen Publike “Ujësjellës Kanalizime” ka qenë tejet i sukseshëm,kështu u deklarua para mikrofonit të televizionit Teuta drejtori i kësaj ndërmarrje – Fehim Avdiu.
Nëse bëmë një krahasim me vitin 2014 mund të themi se jemi dukshëm më mirë, si në aspektin financiar ashtu edhe organizativ.Kemi pas një verë të tejet të thatë,parametrat e nivelit të ujit në pusa ka rënë nën çdo nivel,andaj jemi detyruar që në interes të qytetarëve dhe të mirëvajtjen së sezonit turistik të huazojmë ujë më shumë se kemi planifikuar me marrëveshje me ujësjellësin rajonal,që kemi dëmtuar Ndërmarrjen tonë për 117.850 euro ,pra ngarkesat financiare janë shtu për këtë shumë të pa paraparë-shprehet drejtori Avdiu.
Sa i përket faturimit të shpenzimit të ujit në vitin 2014 janë faturuar 1.675.518 euro,ndërsa në vitin 2015 janë faturuar 1.899.000 euro që është 7.6% më shumë se një vit më heret.
Sa i përket realizimit të pagesës-inkasimit të faturave në vitin 2014 janë relaizuar 1.302.674 euro,ndërsa në vitin 2015 është realizuar 22.7% më shumë se në vitin 2014 1.597.339-ose 300 mijë euro më shumë.
Kurë është fjala për përqindjen e pagesës së konsumimit të ujit drejtori Avdiu deklaroi se është realizuar në masën mbi 80% që ishte edhe kërkesa e KFW bankës.
Sa i përket kyçjeve të reja në rrjetin e ujësjellësit në vitin 2015 kemi 175 kyçje të reja, ndërsa në sistemin e kanalizimit 100-shton Avdiu
Gjatë vitit të kaluar kemi pasur shumë më tepër intervenime në eliminimin e prishjeve se një vit më heret,gjithësejt 1.000 , rreth 200 intervenime më shumë.
Drejtori Avdiu edhe punën në terren e vlerësoi shumë efektive, dhe të sukseshme,kështu tha ai që në vitin 2015 janë lexuar mbi 9 mijë orë dhe faturuar.
Problem që godet këtë ndërmarrje është pagesa jo e rregullt e qytetarëve, por neve për të ju lehtësuar pagesën ju kemi mundësuar edhe pagesën në këste,paraprakisht edhe lidhet kontrata ku edhe përcaktohet mënyra e dinamikës së pagesës.
Numri i kontratave me dinamikë të pagesës për vitin 2015 ndahet në dy grupe, afaristë dhe amvisni ku janë gjithësejt 198 kontrata që kapin shumën prej 320.449 euro.
Sa i përket gjendjes financiare Avdiu deklaroi se bukur mirë kanë arritur të stabilizojnë gjendjen e cila ka qenë tejet e rënduar ku borxhet ndaj punëtorëve kanë qenë shumë të mëdha.
”Në vitin 2014 punëtorët e kësaj ndërmarrje kanë pasur të pa paguara dy vitë e gjysmë kontributet,ndërsa tani janë paguar të gjitha,ndërsa prej 6 rrogave minus kemi arritur në katër”-shprehet Avdiu duke shtuar se nuk mund të jenë të kënaqur në këtë aspekt,por shpreson që qytetarët tanë do ti shlyejnë obligimet e veta ndaj kësaj ndërmarrje , me çka do të përmirsohet dukshëm gjendja financiare.