Ndërmarrja publike “Veprimtaritë Komunale”me bilanc pozitiv
Prej tvteuta27 October 2017
Ndërmarrja Publike “Veprimtaritë Komunale” nga viti 2012 deri në fund vitin 2016, ka rezultuar me raporte të bilancit negativ për çdo vit-i tha televizionit Teuta, drejtori –Skender Kaleziq. Në vitin 2017 janë marrë masa konkrete të cilat kanë dhënë rezultate të dukshme pozitive në përbledhjen e bilancit nëntëmujor. Masat e fakturimit në krahasim me vitin e kaluar janë shumë më të mëdha,gjer më tani janë fakturuar 1milion e 700mijë euro, ndërsa një vit më heret kjo shumë ishte 1 milion e 60 mijë euro. Sipas drejtorit Kaleziq në zonën e Shtojit fakturohen rreth 3.700 shtëpi, por ai mendon se ky numër është dukshëm më i madh. ”Sa i përket fakturimit këtu ka një përparim të dukshëm, por kurë është në pyetje vjelja e mjeteve nuk ka vend për tu lavdëruar, sepse është nën nivelin 56%” shprehet ai. Ai paralajmëroi se ndaj borxhlive do të ndërmerren masa dhe apoeloi tek ato ti shlyejnë detyrimet që kanë ndaj ndërmarrjes në fjalë që të mos ballafaqohen me shpenzime shtesë në proceset gjyqësore.