Ndërgjegjsim i qytetarëve për ruajtjen e ekosistemit detar
Prej tvteuta10:00, 6 Maj 2017
Në Ulqin nga janari i vitit 2015 filloi implementimi i projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm i ekosistemit detar dhe bregdetar” nëpërmes ruajtjes dhe kultivimit të faunës detare. Projekti financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë Norvegjeze ,me kofinansim nga Komuna e Ulqinit , gjegjësisht nëpërmes implementimit të projektit e cila kryhet nga ana e stafit të Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe projekte pranë komunës së Ulqinit . Në kuadër të projektit në fjalë sot kalimtarëve të rastit,u ndanë fletushka me motive vetëdinjesimi për ruajtjen e ekosistemit detar.
Hajrudin Shata i cili nga fillini i realizimit të këtij projekti është duke bërë monitorimin e peshkimit ilegal, shprehet se problemi i peshkimit ilegal është bërë një dukuri e shëmtuar që ndikon në fondin e peshkut, por edhe në shëndetin njerëzor. “Mund të themi se në fillim ka qenë një fotografi e shëmtuar,por tani ka përparim pozitiv në këtë aspekt,vërehet një ndërgjegjësim më i madh i peshkatarëve,por gjithësesi duhet edhe shumë punë dhe angazhim të të gjithëve për eliminimin e kësaj dukuri të shëmtuar” u shpreh Shata Një ndër qëllimet e projektit është ngritja e ndërgjegjësimit tek qytetarët me qëllim të ruajtjes së ekosistemit detar.