Ekonomi Më shumë

Ndër më të ultat në vend: Rroga mesatare në Ulqin 432 euro

Prej tvteuta16:14, 3 Janar 2019

Sipas të dhënave të institutit të statistikave Monstat, paga mesatare në Mal të Zi gjatë vitit të kaluar ishte 512 euro, por dallimi në mes komunave është i konsiderueshëm. Pagat në Ulqin ishin në mesataren prej 432 eurove në muaj, çka e vendos atë në fund të listës së komunave me të ardhura më të larta. Paga më të ulta se në Ulqin kanë vetëm të punësuarit  në Andrijevicë, 420 euro, dhe Petnjicë, 412 euro në muaj. Ndër komunat më të ardhurat më të larta në muaj janë ajo e Tivatit, 675 euro, Podgoricës 533 euro, Plevlës 525 euro dhe Budvës 515 euro në muaj.

 

  • 1

    Radio