Ndëpritet mbledhja e Kuvendi Komunal. Nuk përkrahet propozimi i Forcës për të diskutuar ndërtimin në Krythë
Prej tvteuta17:26, 23 Dhjetor 2019
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Ulqinit, temë kryesore ishte ndërtimi i supozuar i fabrikës së betolitit në Krythë, çka ka ngjallur shqetësim tek banortë e kësaj ane. Edhe pse nuk ishte pikë e rendit të ditës, ajo u propozua të vendosej në rend nga këshilltari Nazif Cungu, por hasi në kundërshtim nga përfaqësuesit e partive të tjera. Cungu thotë se për ndërtimin janë njoftuar nga banorët dhe për këtë kanë mbajtur edhe një mbledhje në Krythë. Ata nuk janë kundër realizimit të investimeve por ajo zonë aty nuk është e paraparë për këtë lloj industrie, arsyeton Cungu. Në vazhdim pritet që partitë e koalicionit qeverisës të merren vesh për të caktuar një datë tjetër për vazhdimin e mbledhjes, tha kryetari i Kuvendit Komunal, Ilir Çapuni. Në lidhje me këtë temë tentuam të kontaktojmë edhe kryetarin Loro Nrekiq por ai nuk u përgjith thirrjeve telefonike. Megjithatë në Kuvend u shpreh se investimi në fjalë nuk mund të bëhet kundër vullnetit të banorëve të zonës.