Ndalohet peshkimi në Liqenin e Shkodrës
Prej tvteuta19 July 2017
Për shkak të nivelit të ulët të ujit në Liqenin e Shkodrës, ndërmarrja publike “Parqet nacionale” duke u bazuar në sugjerimet e ekspertëve, ka vendosur që të ndalojë peshkimin e çdo lloji të peshkut në liqen. Sipas të dhënave të fundit niveli i ujit është vetëm 2 centimetëra mbi nivelin minimal. Nga “Parqet nacionale” apelojnë tek qytetarët, turistët dhe peshkatarët sportiv që të respektojnë masën e sjellur në mënyrë që të parandalojnë dëmet që mund ti shkaktohën fondit të peshkut në liqen.