Sociale Më shumë

Ndalohet lëvizja në të gjitha shetitoret e qytetit të Ulqinit. Pastrohen rrugët

Prej tvteuta16:34, 20 Mars 2020

Deri dje në qytetin e Ulqinit qytetarët kanë kaluar kohën e tyre duke shetitur në destinacionet më të frekuentuara të qytetit siç janë shetitorja e Ranës dhe ajo e pyllit të Pishave. Nga dita e sotme Ekipi për mbrojtje dhe shpëtim i qytetit të Ulqinit ka sjellë masa të reja kundër përhapjes së Covid 19 , ku ndalon qytetarët që të lëvizin nëpër të gjitha shetitoret e qytetit. Poashtu mësohet se do të bëhet dezinfektimi i të gjitha rrugëve kryesore, dezinfektimi i tregut të gjelbër, dezinfektimi rreth qendrave tregtare, dezinfektimi në Shtoj dhe Katërkollë. Shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit do të jetë në dispozicion të qytetarëve për dërgesën ushqimeve dhe produkteve në shtëpi për ata që nuk mund ti sigurojnë vetë. Masa të ngjajshme janë ndërmarrë edhe nga komunat e tjera të Malit të Zi.

  • 1

    Radio