Sociale

Sociale Më shumë

Ndalohet gjahu përkohësisht në territorin e Malit të Zi

Prej tvteuta9 January 2017

Drejtori  i Ndërmarrjes publike për rritjen dhe kultivimin e egërsirave, Ajet Zaga deklaroi  për televizionin Teuta se ka marrë shkresë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,që në bazë të ligjit mbi  gjueti dhe egërsira, janë plotësuar kushtet për ndalimin e   përkohshëm të gjuetisë në territorin e Malit të Zi. Vendimi vjen si pasojë e motit ekstrem të ftoftë ,të reflektuara me dëborë dhe ngrica të mëdha,në bazë të nenit 66 të ligjit mbi egërsira . Në komunën e Ulqinit është duke qëndruar një numër i konsiderueshëm i gjuetarëve të huaj, dhe në këtë aspekt Zaga thotë se ata i kanë  lajmëruar të gjithë udhëheqësit të grupeve të gjuetarëve për ndalimin e gjahut.  Ai  apelon tek të gjithë gjuetarët që të rrespektojnë urdhërin për ndalimin e gjahut,përndryshe do të jenë të ndëshkuar penalisht.