Ndalohen vizitat në Qendrën Klinike në PG
Prej tvteuta11:07, 25 Janar 2020
Në Qendrën Klinike të Malit të Zi prej sot janë ndaluar vizitat pacientëve të shtruar në spital, kanë bërë me dije nga ky institucion shëndetësor.
Siç sqaruan ata, ndalimi i vizitave është në përputhje me rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi , për shkak të rritjes së regjistruar të aktivitetit të virusit të gripit dhe rritjes së numrit të pacientëve që vuajnë nga sëmundjet e manifestuara nga simptomat e gripit në territorin e Malit të Zi.
“Informacionin mbi gjendjen shëndetësore të pacientëve mund të merret nga anëtarët e afërt të familjes (bashkëshorti, prindërit ose fëmijët) në repartin e këtij institucioni me anë të telefonit çdo ditë nga ora 14 deri në 15”, thuhet në deklaratë.