Ndalohen ndërtimet në Pyllin e Pishave
Prej tvteuta19:11, 2 Shkurt 2021

Ndërtimi në zonën e Pyllit të Pishave në Ulqin do të jetë plotësisht i ndaluar, thonë nga LQ URA, pasi me kërkesë të zv.kryeministrit Dritan Abazoviq, është ndaluar procedura e hartimit të Planit të detajuar urbanistik, i cili parashikonte ndërtime të mëdha në këtë zonë. Sipas këtij subjekti, përpunues i këtij plani ishte arkitekti Nikolla Drakiq, i cili thonë ata është i njohur për planifikime që kanë çuar në devastim të mjedisit jetësor edhe në qytete të tjera në Mal të Zi.