Ndahen 85 bursa studentore për studentët nga Malësia
Prej tvteuta15:23, 8 Shkurt 2016

Shoqatat shqiptare nga diaspora ndanë sot tetëdhjetepesë (85) bursa studentore për studentët nga Malësia.
Për vitin akademik 2015/2016 Shoqata Malësia e Madhe nga New York-u kishte përzgjedhur 46 studentë, ndërsa Shoqata Malësia e Madhe nga Michigan-i 27 studentë. Familja e Martin Nikollës Berishaj, respektivisht vëllezërit Zefi dhe Frani nga Detroiti, gjithashtu shpërblyen 12 studentë me bursa për këtë vit akademik.
Në emër të dy shoqatave nga New York-u dhe Michigan-i bursat i dorëzoi Kryetari i Shoqatës Malësia e Madhe nga New York-u, Z. Ëjllo Berishaj i cili përgëzoi studentët dhe familjarët e tyre dhe premtoi se përkrahja e diasporës nuk do të mungojë as në të ardhmen.
/malesia.org/