Nazire Curaj – Zogaj – në shenjë respekti të emërohet një rrugë në Krajë me emrin e saj
Prej tvteuta22:49, 17 Dhjetor 2019
Ajo sot është një heroinë e Krajës, kurse dikur u ballafaqua me shume veshtiresi per ta cliruar flamurin me te cilin ishte mbuluar diten e varrimit. Por në të vërrtet a është vlerësuar dhe a është ditur mjaftueshëm për sakrificën e kësaj Zonje të madhe? Zonja Nazire ka një biografi të gjerë në të cilën dominon vuajtja dhe sakrifica e saj për çështjen kombërate shqiptare, këtë e rrëfejnë më së miri bashkëluftëtarët e kohës, të cilët Naziren e vlerësojnë në superlativ. Ajo u rezistoi të gjitha burgjeve qoft në Mal të Zi, Serbi apo Kosovë, asnjëhere nuk u dorëzua, por çdoherë dilte kryelartë dhe mbronte idealet e veta kombëtare. Ato ideale për të cilat ne sot flasim lirshëm, ndonëse akoma tentohet të pengohet flamuri, ne përsëri e mbajmë afër dhe e valvisim pa frikë. Por çfarë bënte Nazirja në kohën e saj, kën mbronte dhe nga kush duhej të ruhej më shumë, nga armiku që e njihte, apo nga spiunët që i kishte përreth.
Asnjëherë nuk u mposht, mbronte kombin, spiunët e torturonin, kurse ajo qendronte kokëlartë. Të njëjtën gjë e bënte edhe në Kosovë, luftonte për çlirimin e kombit.
Ato që nuk i dinim por që u treguan në mbledhjet komemorative të mbajtura në Ferizaj për Naziren nga bashkëluftëtarët e kohës, sot popullatën kranjane e bëjnë të krenohen me bijën e tyre.
Nazirja u kthye në Krajën e saj që e donte shumë, bashkë me flamurin Kuq e Zi. Risjelli vuajtjet e saj për jetën që bënte vetëm për të çliruar popullin e vetë nga torturat dhe vuajtjet e sistemit.
Më e pakta që bashkëvendasit mund të bëjnë për të, është emërimi i një rruge në Krajë me emrin e Nazire Curaj Zogaj, një shenjë respekti post mortum, e njëjta gjë vlen edhe për qytetin e Ferizajit i cili tregoi një respekt të lartë për vajzën kranjane me gërsheta të gjata.
Shkruar nga: Ilmira Lika