Nazif Cungu per COVID 19: Apel qytetareve-Rrini ne shtepi(video)
Prej tvteuta16:00, 25 Mars 2020

Kryetari I Forces Nazif Cungu, pas takimit te sotem ne kabinetin e Kryetarit te Komunes Loro Nrekiq, ka dhene nje deklarate per opinion lidhur me situaten e krijuar nga virusi COVID 19.
“Qytetare te nderuar, te gjithe jemi te njoftuar me situaten e pergjithshme me virusin I cili ka kapluar gjithe boten. Nje gje eshte shume e rendesishme, qe ky virus eshte I kontrollueshem dhe obligimi yne si qytetare eshte qe te respektojme rregullat dhe te rrime ne shtepi. Ky eshte nje apel per te gjithe qytetaret, te rrine ne shtepi dhe tedalin vetem per nevoja te ngushta qe do te kene. Kjo situate shpresojme se do te kaloje sa me shpejte, pa pasoja per njerezit tane. E dime se kemi probleme te shumta , probleme ekonomike, probleme sociale, por te gjitha ato do te kalojne dhe perseri ne do te jemi ata, pra te gjithe qytetaret e Komunes se Ulqinit, qe do ti perballojne ato probleme. Perseri do te vijne sezoni turistik, perseri do te filloje bujqesia te lulezoje, por ne rend te pare duhet qe te mbrojme popullaten tone, te mbrojme femijet tane. Per kete arsye ky eshte nje apel: Ju utemi mos delni nga shtepite e juaja. Komuna e Ulqinit eshte organizuar qe te mberrijne ndihmat ne secilen shtepi dhe besoj se ne ato numra te telefonave te cilet jane dhene do te jeni te njoftuar dhe vizituar nga Komuna e Ulqinit”, deklaroi Cungu.