Politikë Më shumë

NATO është gjithnjë e më afër vendimit pozitiv

Prej tvteuta10:27, 17 Tetor 2015

Anëtarët e Këshillit të Atlantikut Verior -NAC, me vizitën në Mal të Zi dëshirojnë të sigurojnë që vendimi për dërgimin e ftesës për anëtarësim të jetë e drejtë, ka theksuar drejtori ekzekutiv i “Institutit të Mekejnit” e ish ambasador amerikan në NATO Kurt Vollker. Ai shpreson se tempoja aktuale, kur është fjala për procesin e anëtarësimit të Malit të Zi në aleancë, do të vazhdojë në prag të vendimit në takimin e ambasadorëve të NATO-s në dhjetor. Para sjelljes së vendimit, fakti se anëtarët e NAC-it dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s erdhën në Mal të Zi, u takuan me zyrtarët që vet të vlerësojë opinionin publik dhe nivelin e përkrahjes, nëse Mali i Zi është vërtet i gatshëm që të jetë i ftuar për anëtarësim, e gjithë kjo është  vlerësimi i fundit për tu siguruar se ky do të jetë vendim i drejtë”, ka theksuar Vollker.

  • 1

    Radio