Nataliteti akoma pozitiv por në rënie të madhe

Prej tvteuta15:50, 7 Janar 2019

Nataliteti i popullsisë në Mal të Zi akoma është në numra pozitiv për rënia është më e madhja në këto 60 vitet e fundit, tregojnë të dhënat e Monstat. Gjatë vitit 2017  në Mal të Zi ka pasur 906 lindje më shumë se vdekje, kurse në 10 muajt e vitit 2018 kjo shifër është 645, çka është  më e ulta që prej vitit 1950.  Sipas kësaj llogarie, nëse vazhdohet më të njëjtin ritëm, në dekadën tjetër Mali i Zi do të ketë natalitet negativ, çka me problemet e tjera ekonomike mund të sjellë dëme të parikuperueshme për të gjithë vendin. Këto të dhëna akoma nuk kanë ngjallur reagime konkrete nga pushteti qendror e as nga ato lokal, pasi vendi nuk ka një strategji të caktuar për tu përballur me këtë problem.

  • 1

    Radio