Sociale Më shumë

Narkomania dukuri e shëmtuar

Prej tvteuta11:24, 21 Maj 2015

Në sekretariatin për administratë dhe veprimtari shoqërore trajtohet edhe problematika e narkomanisë që është një ndër plagët më të rënda të shoqërisë sonë. “Kjo dukuri e shëmtuar ka filluar që seriozisht të merret edhe nga pushtetarët tanë të cilët kanë emëruar edhe referenten e vet që merret me personat që janë përdorues të lëndëve narkotike”, shprehet sekretari i këtij sekretariati, Ahmet Aloshi. Ai rikujton që komuna e Ulqinit në vitin 2011 ka nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit me të gjitha institucionet relevante , e gjithë këtë për një qasje më serioze ndaj problematikës në fjalë.
Për të njoftuar moshën e re me efektet negative të lëndëve narkotike Sekretari Aloshi paralajmëroi se në shtator menjëherë pas fillimit të vitit shkollor do të fillojnë me mbajtjen e seminareve, punëtorive ku të rinjtë tanë do të njoftohen me anët negative të drogës, pasojat për shëndetin, dhe në këtë mënyrë të parandalojnë këtë dukuri tek të rinjtë tanë.
Numri i saktë i narkomanëve në komunën e Ulqinit nuk dihet, sipas Aloshit kjo nuk është absolute, është relative, pasi një numër i tyre nuk kërkon ndihmë në qytetin e vet por jashtë , si pasojë e paragjykimeve të rrethit.
“Posedojmë dy lloj narkotestesh, dhe jemi të hapur për të gjithë ata që kanë dëshirë të bëjnë teste të tilla. Testet janë për zbulimin e 10 lloj të lëndëve narkotike.
Nga data 29 deri më 30 maj në Kotorr do të organizohet një seminar për edukimin zyrtarëve që do të jenë nga mbarë Mali i Zi, seminari organizohet nga Universiteti i Beogradit në bashkëpunim me Bashkimin Evropian.

  • 1

    Radio