Aktuale Më shumë

Napoli turpëron Ajaxin në Amsterdam

Prej tvteuta18:47, 5 Tetor 2022

Ajaxi ka pësuar të martën mbrëma humbjen më të thellë në gara evropiane. Në kuadër të grupit A të Ligës së Kampionëve, Ajaxi pësoi 6:1 nga Napoli.

Për Napolin ishte fitorja e tretë nga po aq ndeshje dhe tani udhëheq në grup me nëntë pikë. Ajaxi mbetet i treti me tri pikë.

Amir Rrahmani ka kompletuar ndeshjen në qendër të mbrojtjes te Napoli që po shkëlqen në Champions.

Giacomo Raspadori shënoi dy gola, ndërsa Giovanni Di Lorenzo, Piotr Zielinski, Khvicha Kvaratskhelia dhe Giovanni Simeone e shënuan nga një gol.

Gjithë këta gola erdhën pasi Ajaxi kaloi në epërsi në minutën e nëntë. Mohammed Kudus ishte realizator.

Ajaxi prej minutës së 73-të luajti me një lojtar më pak në fushë. Me të kuq u përjashtua Dushan Tadiq.

  • 1

    Radio