Politikë

Politikë Më shumë

Nagi: Mali i Zi në maj bëhet antare e NATO-s

Prej tvteuta7 March 2017

Ambasadori i Rumanisë në Mal të Zi, Ferdinand Nagi, shprehu besimin se në samititn e ardhshëm i cili mbahet në muajin maj, Mali i Zi do të bëhet antare e re e NATO-s. Ai gjatë takimit me kryetarin e Këshillit për marrëdhënie ndërkombëtare Andrija Nikoliq, siguroi se Rumania do të vazhdojë të përkrahë Malin e Zi drejt Evropës dhe integrimit në NATO. Nagi gjithashtu vlerësoi rolin e Kuvendit në zgjidhjen e mosmarrveshjeve politike , duke shprehur besimin se opozita do të  kthehet në institucionin më të lartë të vendit.