Aktuale Më shumë

Nadal ,vazhdon rrugëtimin drejt titullit në “Australian Open”

Prej tvteuta17:20, 23 Janar 2022

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka arritur në çerekfinale të turneut Grand Slam “Australian Open” me fitore 3:0 në sete ndaj Adrian Mannarinos.

Nadal po synon të fitojë Grand Slamin e 21-të në karrierë, me të cilin do të bëhej rekordmen i vetëm për Grand Slame të fituara në konkurrencën individuale. Aktualisht këtë rekord e ndan me zviceranin Roger Federer e serbin Novak Gjokoviq.

Nadal 35-vjeçar triumfoi në setin e parë ndaj Mannarinos pas një “tie-breaki” epik pas 28 minutave. Triumfoi 7:6 në këtë set, ndërsa “Tie-break” ishte 16:14.

Dy setet tjera Nadal i fitoi 6:2, 6:2.

  • 1

    Radio