Aktuale Më shumë

Nadal fiton titullin e 14-të në “French Open”

Prej tvteuta17:10, 6 Qershor 2022

Rafael Nadal e ka fituar edhe titullin e 14-të në turneun “French Open”.

Spanjolli Nadal ishte i jashtëzakonshëm në finalen e zhvilluar të dielën kundër norvegjezit Casper Ruud, teksa e festoi edhe “Grand-Slamin” e 22-të në total.

Për bartësin e tetë të garës, Ruudin, finalja e Parisit ishte e para në karrierë.

36-vjeçari Nadal e fitoi meçin me lehtësi. Triumfoi në të tria setet me rezultatin 6:3, 6:3 dhe 6:0.

Pa e llogaritur finalen, Nadali në tri ndeshjet e fundit në arenat e këtij turneu, i kaloi plot 11 orë e 46 minuta. Por, lodhja nuk u vu në shprehje në finale. Madje, pas fitores në gjysmëfinale ndaj Alexander Zverevit, i cili u lëndua, Nadali kishte deklaruar se fizikisht ndihet shumë mirë.

Një tjetër e arritur e tenistit spanjoll në këtë garë, është se si 36-vjeçar, u bë fituesi më i vjetër i “Roland Garrosit”, në histori të garës.

Me fitoren të dielën ai tani ka dy “Grand-Slame” më shumë se zvicerani Roger Federer dhe serbi Novak Gjokoviq.

Në vitin 2022 u shpall fitues edhe i turneut “Australian Open”.

  • 1

    Radio