Nacionalizmi i ndihmon PDS-së
Prej tvteuta12 January 2017
Partia Demokratike e Socialistëve  mund të mundet vetëm në bazë të vlerave  mbi modelin e superioritetit të Bashkimit Evropian dhe jo me ringjalljen kombëtare të doktrinave dhe mitologjive, tha Sekretari i Partisë Socialdemokrate Ivan Vujoviq. Ai shtoi se nëse dëshirohet shkëputje nga sistemi që themeloi PDS, është shumë e qartë se ajo nuk arrihet me rimishërim të hegjemonisë dhe imitim të ‘demokracisë’  së Millorad Dodikut  apo Tomisllav Nikoliqit, dhe se kjo vetëm ndihmon PDS-në në ruajtjen e gjendjes ekzistuese në Mal të Zi. Vujoviq tha se Partia Socialdemokrate  ka rrugën e vet nëpërmjet vlerave që i karakterizojnë demokracitë  më të zhvilluara, dhe nuk ka të bëjë me mitologjitë dhe doktrinat nga e kaluara.