Aktuale Më shumë

Na pret “një dimër shumë i vështirë” – thotë kryetari i qytetit të fundit të madh në rajonin e Donbas ende nën kontrollin ukrainas

Prej tvteuta11:11, 27 Korrik 2022

Kryebashkiaku i Kramatorsk, qyteti i fundit i madh në rajonin e Donbasit ende nën kontrollin e Ukrainës, tha të martën se dimri do të jetë “shumë i vështirë” për shkak të tubacioneve të dëmtuara të gazit dhe nevojës për të ngrohur 60,000 njerëzit që ende jetojnë atje.

“Ky dimër do të jetë shumë i vështirë. I gjithë rajoni i Donetskut është pa gaz dhe nëse vija e frontit mbetet aty ku është sot, nuk do të jetë e mundur të riparohen tubacionet e dëmtuara”, ka thënë për AFP, kryebashkiaku Oleksandr Honcharenko.

Mungesa e gazit do t’i detyronte autoritetet gjithashtu të ndërpresin furnizimin me ujë, i cili do të ngrijë në dimër për shkak të temperaturave nën zero në rajon.

Sipas tij, shumica e 60.000 banorëve të Kramatorskut që kanë vendosur të qëndrojnë janë të moshuar:

Njësitë ukrainase duhet të shtyjnë trupat ruse me të paktën 20 kilometra për të bërë riparime të mundshme në tubacionet e gazit, gjë që do të jetë e vështirë pa dërgesat e reja të armëve nga aleatët perëndimorë të Kievit.

“Ne kemi nevojë për sisteme të mbrojtjes ajrore për të ndaluar të gjitha ato raketa dhe më shumë artileri për të ndaluar rusët në vijën e frontit, përndryshe ata do të përparojnë”, ka paralajmëruar Goncharenko.

“Ata përparojnë vetëm një kilometër në një ose dy javë, por po vijnë. Dhe vetëm me kallashnikovë nuk mund t’i ndaloni”, argumenton ai. /Telegrafi/

  • 1

    Radio