Aktuale Më shumë

N.P Ujësjellës – kanalizime”: Prurjet e ujit në minimumin hidrologjik. Problemet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim

Prej tvteuta18:37, 10 Gusht 2022

Në lidhje me protestën e qytetarëve të Kalasë së Ulqinit për shkak të problemeve në furnizimin e rregullt me ​​ujë, ndrëmarrja “Ujësjellës-kanalizime” ka dërguar një deklaratë për media në të cilën thuhet:

Punonjësit e autorizuar të shërbimit teknik ndodhen prej dy javësh në Qytetin e Vjetër, të gjitha me qëllim monitorimin e konsumit dhe zbulimin e prishjeve eventuale. Krahas këtyre aktiviteteve, shërbimet kompetente të mirëmbajtjes së ujëmatësve filluan pastrimin e valvulave dhe matësve të ujit të konsumatorëve në këtë lokalitet me qëllim largimin e papastërtive dhe bllokimeve të mundshme.

Gjithashtu ka filluar monitorimi i vazhdueshëm i konsumit të ujit në zona të caktuara në territorin e komunës së Ulqinit, me qëllim të reduktimit të konsumit joadekuat dhe rritjes së presionit. Ndërkohë, në kuadër të këtyre aktiviteteve, kjo ndërmarrje nga konsumatorët në zonën e poshtme të Kalasë ka kërkuar që ta përdorin ujin në mënyrë më racionale, me qëllim rritjen e prurjes së ujit për banorët e zonës së sipërme.

Ndërprerja e furnizimit me ujë të rregullt në këtë pjesë të qytetit, d.m.th. e Qytetit të Vjetër dhe vendbanimit Liman, ndodh edhe për shkak të ndërtimeve të objekteve të shumta banesore dhe komerciale në zonën e Fushës së Ulqinit, të cilat nuk u pasuan me ndërtimin e infrastrukturës së re. Krahas aktiviteteve që janë ndërmarrë ditëve të fundit në lidhje me përmirësimin e gjendjes sa i përket furnizimit me ujë, po ashtu informojmë opinionin se burimet në komunën e Ulqinit janë në minimumin e tyre hidrologjik. Duke marrë parasysh edhe temperaturat e larta dhe numrin e madh të vizitorëve, konsumi i ujit është në vlerat maksimale që mund të ofrojë kjo ndërmarrje dhe duke marrë parasysh këto rrethana, pritet që sa i përket furnizimit të rregullt me ​​ujë, të ketë vështirësi edhe në ditët në vijim.

Në fund apelojmë tek të gjithë konsumatorët që ujin ta përdorin sa më racionalisht dhe të mos e përdorin për ujitje të kopshteve dhe hapësirave të tjera publike, sepse çdo sasi e derdhur rrit mundësinë e ndërprerjes së furnizimit të rregullt me ujë.”, thonë nga kjo ndërmarrje.

  • 1

    Radio